Sot hapet ura që lidhë Europën me Azinë, e gjatë 4,6 kilometra

Në Turqi sot do të bëhet edhe zyrtarisht hapja e urës ‘Çanakale 1915’ në Ngushticën e Dardaneleve, e cila në gjatësi prej 4,6 kilometrash lidhë Europën me Azinë.

Kjo urë është më e gjata e këtij lloji në botë, dhe më e gjata ndërmjet këtyre dy kontinenteve.

Inaufurimin do ta bëjë Presidenti turk, Rexhep Erdogan në 107 vjetorin e betjes detare në ‘Çanakale’, transmeton Anadollia, përcjellë Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Ura do të shkurtojë kohën e udhëtimit në mes të Azisë dhe Europës për vetëm 6 minuta, shkruan gazeta Daily Sabah.

Ura ‘Çanakale 1915’ do të jetë ndër më të gjatat në botë nga urat e lartat me gjatësi gjithsej 4608 metra dhe me largësi ndërmjet shtyllave mbajtese prej 2.023 metra, që është gjatësia që simbolizon vitin 2023 kur bëhen 100 vjet që nga themelimi i Repubilkës së Turqisë dhe të cilën e ka krijuar “Babai i Kombit”, Kemal Ataturk.

Ndërtimi i kësaj ure ka filluar në mars të vitit 2018 dhe i tërë projekti ka kushtuar 3.1 miliardë euro ose deiku rreth 100 milionë euro më shumë sesa që ishte planifikuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe ngritjes së çmnimeve të materialeve./Buletini Ekonomik/