Disa ditë më herët, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme.
Shkak përmendet kriza në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, nga Trusti thonë se pas asaj dite të raportimit të humbjeve të lartëcekura, ka pasur një përmirësim pozitiv të kthimit nga investimet.
Jeton Demi, zëdhënës në Trustin Pensional të Kosovës, tha për Buletinin Ekonomik se me të dhënat e fundit që kanë në dispozicion, ka një përmirësim prej rreth 20 milionë eurosh të kthimit nga investimet.
Kthimi u vërejt prej kur është raportuar rënia e vlerës së investimeve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).
Kohë më parë, Demi kishte potencuar se pushtimi i Ukrainës, ka prekur edhe investimet eë Trustit në tregjet evropiane dhe ato në SHBA.
Sipas tij, ato janë tkurrur për reth 4 për qind. ,
Kjo sipas tij, kishte nodhur për shkak se shumica e investimeve të Trustit janë të alokuara në tregjet e Evropës dhe ato të SHBA-ve.
Këto tregje janë ndikuar direkt nga vënia e sanksioneve nga të gjitha vendet perëndimore ndaj institucioneve financiare ruse, përcjell Buletini Ekonomik.
Trusti kishte ndërmarrë masa…
Mirëpo, ai pati shtuar se pas kësaj krize, Trusti veqse kishte ndërmarrë masa që të paktën kontributdhënësit që janë në prag të pensionimit të mos preken nga këto humbje.
Si njëra prej zgjidhjeve të Bordit drejtues të Trustit, Demi thotë se ka qenë vendimi që të gjithë kontribuuesit që kanë arritur moshën 63.5 vjeçare, nga data 16 shkurt i këtij viti, të kalojnë në një plan investues konservativ.
Ai sygjeron se mjetet e tyre nuk do të preken nga lëvizjet në tregjet financiare ndërkombëtare, por do të jenë pjesë e investimeve të Trustit në bonot e thesarit të Kosovës.
Qasja e tillë,sipas zëdhënësit të Trustit, historikisht ka dëshmiuar një kthim nga investimet rreth 3 për qind.
“Pra, kjo është masa më e re që ka qenë e projektuar dhe e punuar për disa vjet nga Trusti, që të kemi mbrojtje më të lartë të kontribuueseve që janë më afër pensionit dhe që nuk kanë kohë të rikuperojnë rëniet ose luhatjet eventuale”, kishte thënë Demi.
Më 2021 Trusti ka shënuar rritje rreth 11 për qind
Në Trust thonë se ndodhemi pas një viti me rritje shumë të lartë. Në vitin 2021 Trusti ka shënuar rritje me gati 11 për qind ose rreth 220 milionë euro kthim pozitiv nga investimet.
Ende ka hapësirë për t’u mos u alarmuar, pasi që masat e mara nga bordi drejtues kanë qenë dhe janë në nivel të detyrës së shqetësimit dhe ndjeshmërisë së situatës së re.
“Gjithçka në jetën tonë po preket shumë më fuqishëm se sa mjetet pensionale, kështu që shumë çka po na kushton shumë më shtrenjtë” tha Demi.
Ai shtoi se fjalori i përdorur së fundmi nga liderët e shteteve bërthamore sidomos Rusia është një alarm shumë i fortë dhe që prek sigurinë dhe cenon sigurinë investuese globale. (Mirjeta Shabani)/Buletini Ekonomik/
Lexo edhe:
Trusti realizoi mbi 227 milionë euro kthim nga investimet më 2021