Ukraina zyrtarisht bëhet anëtare e Unionit të Energjisë të BE-së

energjia
Shtrenjtimi i rrymës e ka futur në borxhe, pastaj në falimentim distributorin austriak

Ukraina është bërë anëtare e Unionit të Energjisë të Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

“Ka përfunduar unifikimi i sistemeve energjetike mes Ukrainës dhe BE-së. Tani energjia elektrike e Ukrainës rrjedh në BE dhe anasjelltas”, shkruan ai në Twitter.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka falënderuar vendet anëtarë të BE-së, si dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Komisioneren e BE-së për Energjinë Kadri Simson.

“Faleminderit të gjithë, falë të cilëve tani kemi një sistem të vetëm energjetik’, përmbyllet postimi i tij./albanianpost/