A po rriten çmimet e turbinave të erës të prodhuesit Siemens Gamesa?

Turbinat e erës të prodhuara nga kompania "Siemens Gamesa"

Prodhuesi më i madh në botë i turbinave të erës, Siemens Gamesa është duke bërë përpjekje për të rritur çmimin e turbinave të erës.

Kjo po bëhet për t’u përballur me rritjen e çmimeve të produkteve të lëndës së parë, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Jochen Eickholt.

Këto komente Eickholt i bëri pak para lansimit të gjeneratës së re të turbinave të erës, ndërsa tha se punët janë komplikuar më shumë se sa që duhet, sidomos pas rritjes së kostove të lëndës së parë.

Reklama e sponzorizuar

Përvec problemeve të rritjes së shpenzimeve, edhe aksionet e kompanisë kanë pësuar një rënie të madhe.

Ndërsa aksionet në kompaninë Siemens Gamesa kanë rënë për 5.4%, aksionet e kompanisë tjetër Siemens Energy që ka në pronësi 67% të aksioneve të Siemens Gamesa kanë rënë për 6.9%.

Prodhuesit e turbinave të erës po përpiqen të mbrojnë marzhet e tyre ndërsa çmimet e komponenteve kryesore të turbinave po rriten jasthzakonisht shumë.

“Për materiale specifike sikurse çeliku, bakri… çmimet u rritën jashtzakonisht shumë dhe ende qëndrojnë në po ato nivele”, ka thënë Eickholt./kosovo.energy/