ATK thirrje bizneseve për pajisje të arkave fiskale dhe lëshim të kuponave fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor se aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, bizneset janë të obliguar që të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale (PEF), gjegjësisht Sistem Fiskal dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

Me anë të një njoftimi në facebook, ATK thotë se aktivitetet e tyre në vazhdimësi, do të përqendrohen tek tatimpaguesit, të cilët kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF, që janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal, si dhe të lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

Sipas tyre, disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

Reklama e sponzorizuar

ATK gjithashtu kërkon që të gjitha kategoritë e lartpërmendura t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Ngaqë siç thonë ata me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

“Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!”, përfundon njoftimi i ATK-së./Buletini Ekonomik/