BB për Kosovën: Rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.9% në 2022

Ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të fortë në 2021, mbështetur nga ringritja e kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksportit, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore.

Megjithatë, në raport thuhet se inflacioni gjithashtu u intensifikua, i nxitur nga rritja e çmimeve të importit, derisa rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.9 për qind në 2022.

“Perspektiva afatmesme mbetet pozitive, por e ndikueshme nga rreziqet e shtuara, me rritjen e ndjeshme të presioneve inflacioniste nga lufta në Ukrainë. Reformat e mëtejshme për të rritur konkurrueshmërinë do të ndihmonin në ruajtjen e momentumit të eksportit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BB-së. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar

Open photo