BE ka shpenzuar mbi 35 miliardë euro për blerjen e energjisë ruse që nga fillimi i luftës

Gazsjellësi rus

BE i ka paguar Rusisë pothuajse 1 miliard euro në ditë për burime energjetike që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka konfirmuar Josip Borell.

Në anën tjetër, Borell ka informuar Parlamentin Evropian se shuma e ndihmave që i janë dhënë Kievit për tu përballur me luftën nga BE arrinë në 1 miliard euro.

“Ne i kemi dhuruar Ukrainës një miliardë euro, por nga një miliardë i paguajm Putinit në dit për energjinë që na dhuron”, ka thënë Borell.

Reklama e sponzorizuar

Blloku 27-anëtarësh i ka paguar Rusisë rreth 35 miliardë euro që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë më 24 shkurt, sipas Borell.

Sipas kësaj, Evropa i ka paguar Rusisë rreth 850 milionë euro në ditë, që nga fillimi i luftës.

BE-ja ka dënuar pushtimin e Ukrainës dhe ka zbatuar tashmë disa sanksione, të dizajnuara për të dëmtuar financiarisht Kremlinin.

Por disa vende po kanë vështirësi në gjetjen e burimeve alternative të furnizimit me gaz për shkak të varësisë së madhe ndaj burimeve ruse, e në veçanti gazit të lëngshëm natyror.