Bllokohet rritja e çmimit të energjisë, Gjykata aprovon masën e përkohshme

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, vendim që u aprovua më 9 shkurt të këtij viti.

Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin fillestar të gjykatës, ku rritja e çmimit të energjisë pezullohet për momentin, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor me padinë e paditëses”, thuhet në vendim.

Reklama e sponzorizuar

Kjo konfirmohet edhe nga një konferencë që e ka thirrur për ditën e sotme Partia Demokratike e Kosovës e në të cilën pritet të flasin: shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kryetari i komisionit për energji, Ferat Shala e Blerand Stavileci.

Partia Demokratike të Kosovës më 18 mars kishte njoftuar se e ka paditur Zyrën e Rrregullatorit të Energjisë.

Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit. ZRRE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskrimimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit. Vendimi i kontestuar, po ashtu ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative të cilat sigurisht do të argumentohen dhe provohen në procedurën kontestimore në Gjykatë”, thuhej në njoftimin e PDK-së.

Vendimi për rritjen e tarifave të energjisë kush shpenzon më shumë se 800 kilovatë, kishte hyrë në fuqi nga data 16 shkurt 2018. Për këtë vendim, kishte pasur edhe protesta nga shoqëria civile e PSD-ja.