Dollari amerikan vijon edhe sot njësoj si ditën e djeshme të ruaj të njëjtat vlera teksa është blerë sërish me 110.8 lekë dhe është shitur me 111.7 lekë.
Edhe monedha europiane nuk ka shënuar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi vazhdon sërish të blihet edhe sot me 120.8 lekë dhe të shitet me 121.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë të martë pasi është blerë sot me 143.9 lekë dhe është shitur me 145 lekë krahasuar më një ditë më parë.
Franga zvicerane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 118.5 lekë dhe duke u shitur me 119.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan TV/