Gjermani: Qiramarrësit dhe pronarët do të ndajnë taksën e CO2 për ngrohje

Qiramarrësit në Gjermani mbajnë kryesisht të gjithë barrën nga një taksë e re CO2 për sistemet e ngrohjes që përdorin lëndë djegëse fosile.

Ndërsa, rregullat e ardhshme kanë për qëllim ndarjen e drejtë të kostove midis pronarëve dhe qiramarrësve.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews, ku është raportuar se ministritë federale të përgjegjshme për marrëdhënie ekonomike, banim dhe drejtësi kanë arritur një marrëveshje për të ndryshuar rregullat për kostot e dioksidit të karbonit në ndërtesat në Gjermani.

Reklama e sponzorizuar

Taksa e CO2, e prezantuar vitin e kaluar, deri më tani ishte faturuar për pronarët, por në mënyrë të efektshme kanë kaluar atë barrë tek qiramarrësit.

Ideja është për të ndarë kostot në mënyrë të drejtë dhe për të promovuar masa të eficensës së energjisë dhe kursime të energjisë.

Skema e propozuar me nivele, që do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, do të zbatohet për ndërtesat e banimit dhe ato me përdorim të përzier.

Një ndarje 50:50 është parashikuar për strukturat komerciale dhe të tjera jorezidenciale derisa të hartohet një skemë e përshtatshme, e cila mund të zgjasë me vite.

Kostoja e ngrohjes së CO2 pothuajse do të dyfishohet deri në vitin 2025

Cmimi aktual është 30 euro për ton të CO2 të emetuar nga djegia e karburanteve fosile.

Kjo pritet që të rritet gradualisht nga 2025 në 55 euro për ton. Në sistemin ekzistues, qiramarrësit nuk kanë aftësi që të ulin kontributin e ndërtesës në emetime të gazrave serrë nga ngrohja teksa pronarët nuk mund të kontrollojnë sa shumë karburant është duke u përdorur.

Qeveria Gjermane nuk është e kënaqur me efektin e masës në progres drejt objektivave klimatik.

“Në më në fund jemi duke krijuar një divizion të drejtë të kostove në mes të pronarëve dhe qiramarrësve. Ai lehtëson miliona qiramarrës në një mënyrë të synuar. Në të njëjtën kohë, ne po sigurojmë që çmimi i CO2 mund të arrijë efektin e synuar të politikës klimatike në sektorin e ndërtesave. Pronarëve u jepet një nxitje për të investuar në rinovimet e lidhura me energjinë. Qiramarrësit mbeten të motivuar për të reduktuar konsumin e tyre të energjisë,” tha Ministrja për Strehimin, Zhvillimin Urban dhe Ndërtimin Klara Geywitz.

Sektori residencial do të ndahet në dhjetë kategori

Sa më i keq të jetë rezultati i energjisë i ndërtesës rezidenciale ose me përdorim të përzier, për shembull nëse pajisja e ngrohjes është e vjetër dhe dritaret janë në gjendje të keqe, aq më e lartë është pjesa e kostove që duhet të përballojë qiradhënësi. Barra e shkarkimeve llogaritet për metër katror dhe ndahet në dhjetë kategori.

Pronarët do të përballojnë 90% të kostos për apartamentet me bilancin më të ulët të efiçencës energjetike, më të madhe se 52 kilogramë CO2 për metër katror.

Për ndërtesat me standardin më të lartë, me më pak se 12 kilogramë CO2, nuk do të duhet të paguajnë asgjë përmes faturës së ngrohjes.

Taksa mesatare e CO2 për ngrohje është aktualisht 130 euro në vit për apartamentet në ndërtesa të pa rinovuara që përdorin gaz dhe 190 euro në vit për naftën për ngrohje, raportoi Tagesspiegel dhe shtoi se mekanizmi i ri mund t’i kursejë shumicës së qiramarrësve 12 deri në 72 euro në vit.