Kroacia miraton strategjinë për hidrogjenin

Fotografi ilustruese
Kroacia planifikon të instalojë 70 megavat të pajisjeve për prodhimin e hidrogjenit deri më 2030 dhe 2,750 megavat deri në vitin 2050.

Kësisoji, Kroacia ka thënë se ka në plan të rrisë pjesëmarrjen e hidrogjenit në konsumin e gjithmbarshëm energjetik në vend nga 0.2 përqind në 11 përqind.

Për të arritur këtë, parlamenti kroat ka miratuar strategjinë e re për hidrogjenin për deri në vitin 2050.

Instalimi i elektrolizatorëve me kapacitet prej 70 megavatësh deri në vitin 2030 dhe me kapacitet prej 2750 megavatësh deri në vitin 2050 është në vijë me planet e Kroacisë për të bërë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, skenaret më pozitive të strategjisë së re për hidrogjenin në Kroaci thonë se kapacitetet e hidrogjenit mund të jenë edhe më të mëdha, apo 1,270 megavat deri më 2030 dhe 7,330 megavat deri më 2050.

Sipas strategjisë, ndërtimi i këtyre kapaciteteve do të kërkojë nga 3.1 deri në 9.3 miliardë euro investime, varësisht nga skenari i përzgjedhur.

Përvec këtyre investimeve, Strategjia thotë se do të nevojiten investime shtesë për të vendosur ekonomi të bazuar në hidrogjen në Kroaci.