Kurti: Tërheqja e parave nga Trusti nuk është zgjidhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaron se tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje.

Kështu ai u shpreh kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trusti, duke thënë se kështu kanë vlerësuar edhe dy ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi thënë edhe shumë më herët edhe kur ishim në opozitë në vitin 2020, edhe në vitin 2021 kur ishim në qeveri edhe tani me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne e zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë nuk është e eleminueshme përnjëherë, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. E keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin e tyre sesi një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, tha Kurti para gazetarëve