Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7 vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021.
Sipas njoftimit të ministrisë, vlera e emetuar në këtë ankand do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj, përcjell Buletini Ekonomik.
Nga ministria theksojnë se investimi në Obligacione është investim i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Ndërsa, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria lut të interesuarit që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.
“Njëkohësisht, ju lutem që të na përfshini në kopje debtunit@rks-gov.net kur e dërgoni tek mediat e shkruara”, përfundon njoftimi i MFPT-së. /Buletini Ekonomik/