Në Shqipëri eksporti i vajit ukrainas ndalet deri në qeshor, tregjet në panik për furnizimin

Vaji i lulediellit
Vaji i lulediellit

Ndërprerja e prodhimit dhe e eksportimit të vajit vegjetal ukrainas për shkak të luftës me Rusinë,  mund të vazhdojë deri në Qershor, duke shtuar tennnsionet për ndërprerje të furnizimit në tregjet evropiane të farave vajore, deklarojnë konsulencat.

Rusia dhe Ukraina janë dy eksportueset kryesore të drithërave dhe farave vajore dhe përbëjnë rreth 80% të eksporteve globale të vajit të lulediellit.

Në raportin mujor të farave vajore, konsulenca Strategie Grains thekson se dëmtimi i objekteve industriale, logjistike dhe portuale është shumë i rëndësishëm për pjesën lindore të Ukrainës.

Reklama e sponzorizuar

Konsulenca uli parashikimet për importet e vajit të lulediellit nga Bashkimi Evropian, rreth 90% e të cilit zakonisht vijnë nga Ukraina, me afro 800 mijë  ton në rreth 1.7 milionë ton si për sezonin 2021-2022 ashtu edhe për 2022-2023.

Aktualisht tregu i Bashkimit Europian po përshtatet duke devijuar më shumë nga furnizimet e vajit të lulediellit, nga industritë si bionaftë drejt tregjeve ushqimore, si dhe duke rritur përdorimin e vajrave të kollit dhe sojës.

Ndërkohë, përdorimi i vajrave bimore për ushqim në Bashkimin Europian mund të duhet të rishihet për shkak të disponueshmërisë së ngushtë të kulturave, shtohet në raport.

Konsulenca e uli parashikimin për rezervat e Bashkimit Europian të farave të rapit,  kultura kryesore e farave vajore të bllokut  në 700 mijë ton nga 800 mijë  që ishte parashikuar për sezonin 2021-2022.

Për sezonin e ardhshëm, konsulenca rriti projeksionin për prodhimin e farave të lulediellit të Bashkimit Europian me 400,000 ton në 10.2 milion ton, duke parashikuar një lëvizje për të lejuar kultivimin e tokës djerrë gjatë krizës në Ukrainë do të nxiste mbjelljet.