Përkundër vendimit të Gjykatës për pezullimin e tarifave të reja, rryma do faturohet me të shtrenjtën

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Përkundër që Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ende nuk ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Si rrjedhojë, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) do t’i kalkukojë faturat e fundit me çmimin e ri të rritjes.

KEDS me këtë rast, ka bërë të ditur se nuk ka kompetenca vendimmarrëse sa u përket tarifave, duke ia hedhur përgjegjësinë ZRRE-së

Reklama e sponzorizuar

Në anën tjetër, drejtues të ZRRE-së theksojnë se ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi i Gjykatës të bëhet i formës së prerë dhe nuk është i ekzekutueshëm.

Drejtori menaxhues në Zyrën e Rregullatorit per Energji, Petrit Pepaj ditë më parë tha se vendimi i ZRRE-së i miratuar më 8 shkurt nuk prodhon efekt juridik, derisa ekziston masa në fuqi.

Ai shtoi se ZRRE-ja e ka të drejtën e ankimimit në Apel, por kjo ankesë sipas tij, nuk e ndalon ekzekutimin e masës.

“ZRRE-së i lejohet mjeti juridik që është ankesa kundrejt këtij vendimi, por ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e masës. Masa është në fuqi dhe masa si e tillë e ndalon efektin juridik të vendimit derisa të vendoset, nëse eventualisht ZRRE shtron ankesë, nëse shkalla e dytë e shfuqizon këtë masë apo e len në fuqi masën dhe kështu që kjo masë mbetet në fuqi derisa të vendoset në mënyrë meritore nga ana e gjykatës nëse vendimi i ZRRE-së ka qenë i ligjshëm apo i kundër ligjshëm”, thekson ai.

Sa i përket kompensimit të qytetarëve të cilët janë faturuar me çmimet e reja të energjisë elektrike, Zekaj thotë se nëse ka një konfirmim nga ana e gjykatës që vendimi ka qenë i kundërligjshëm, duhet të kompensohen të gjithë ata konsumatorë që kanë paguar më shtrenjtë energjinë elektrike.