Të gjithë banorët e Shqipërisë që dëshirojnë të blejnë makinë elektrike, tani mund të përfitojnë nga heqja e disa taksave dhe tarifave si dhe nga reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-së).
Kështu ka bërë të ditur dje ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku.
Ajo tha se qeveria ka vendosur të stimulojë me taksa më të ulëta, këdo që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek automjetet elektrike.
“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Në total, një vlerë prej 7 mijë 500 lekë mbulohet nga DPSHTR”, u shpreh Balluku.
Ajo tha gjithashtu se TVSH-ja do të ulet nga 20 në vetëm 6 për qind për blerjen e makinave të reja elektrike.
Kjo do të thotë se nëse një mjet i tillë kushton aktualisht duke nisur nga 20 mijë euro, me uljen e TVSH, të ketë një zbritje prej të paktën 2.800 eurosh.
Gjithsesi nuk dihet nëse kjo ulje do të reflektojë te koncesionarët e shitjes së makinave.