Policia e Kosovës ka bërë të ditur disa raste të parave të falsifikuara, që janë raportuar në Polici.
Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Suharekë, Prizren e Klinë.
Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 15.04.2022 – 09:35. Ankuesja femër kosovare zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Bill Klinton, Prishtinë 08.04.2022 – 17:00-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një klient i dyqanit të saj i kishte kthyer një borxh prej 130 €, të cilin e kishte bërë me një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet.
Suharekë 15.04.2022 – 10:10. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.10.2021-12.04.2022 – NN. Më datë 15.04.2022 ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se nga klientët i bankës janë deponuar 529.5 € monedha e kartëmonedha të ndryshme cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë 12.03.2022 – 16:54. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.