Nokia ka njoftuar largimin e saj nga Rusia, ndërsa rivali Ericsson po e lë biznesin e saj atje për një kohë të pacaktuar, duke vënë në dyshim aftësinë e vendit për të ndërtuar rrjete super të shpejta 5G.
Kompania finlandeze e telekomit njoftoi të martën se qëndrimi në Rusi “nuk do të ishte i mundur” duke pasur parasysh sulmin e vazhdueshëm të Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës.“Gjatë javëve të fundit ne kemi pezulluar dërgesat, kemi ndalur biznesin e ri dhe po zhvendosim aktivitetet tona të kufizuara të kërkimit dhe zhvillimit jashtë Rusisë”, tha Nokia në një deklaratë. “Tani mund të njoftojmë se do të dalim nga tregu rus.”Kjo e lë Huawei të Kinës si ofruesin e vetëm global të rrjeteve 5G ende aktive në vend.
Qeveritë perëndimore kanë vendosur disa raunde sanksionesh ndëshkuese ndaj Rusisë që nga pushtimi, duke përfshirë kufizime në importet e teknologjisë së avancuar në vend.
Por ata kanë theksuar nevojën, për arsye humanitare, për të ruajtur funksionimin e rrjeteve të telekomit për t’u mundësuar rusëve të aksesojnë informacionin nga jashtë.
Kompanitë perëndimore kanë lënë bizneset e tyre ruse me shumicë pas fillimit të pushtimit në fund të shkurtit. Rusia tani përballet me detyrën e vështirë të ndërtimit të alternativave vendase ndaj produkteve dhe shërbimeve perëndimore, ndoshta me ndihmën e furnitorëve kinezë.
Kjo detyrë mund të shtrihet në internetin e saj të gjeneratës së ardhshme. Nokia dhe Ericsson janë dy nga ofruesit më të mëdhenj në botë të rrjeteve celulare 5G – interneti ultra i shpejtë që do të mbështesë një sërë teknologjish të ardhshme.
Gjatë katër viteve të fundit, kompanitë kanë lançuar numrin më të madh të rrjeteve komerciale dhe provuese 5G në nivel global – Ericsson lëshoi 216 dhe Nokia 200 – sipas Kagan, një ofrues i të dhënave në pronësi të S&P Global Market Intelligence. Huawei i Kinës doli i treti, me 75 lëshime.
Të tre shitësit janë të rëndësishëm për Rusinë: Huawei dhe një kompani tjetër kineze, ZTE (ZTCOF), ofrojnë midis 40% dhe 60% të pajisjeve të rrjetit “wireless” të Rusisë, ndërsa Nokia dhe Ericsson furnizojnë pjesën tjetër, sipas firmës kërkimore të telekomit Dell’Oro Group..businessmagazine/