Sekretarja amerikane e thesarit: Ndalimi i plotë i naftës ruse do i çojë çmimet në qiell

Janet Yellen-Sekretare e Thesarit në SHBA

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka paralajmëruar se një ndalim i përgjithshëm i eksporteve ruse të naftës do të shkaktonte rritje të çmimeve të energjisë në Evropë.

“Çështja për bllokimin e eksporteve të naftës nga Rusia është se shumë vende, veçanërisht në Evropë, janë shumë të varura nga ajo naftë,” tha ajo në komitetin e kongresit në Uashington, shkruan BBC.

“Dhe ne kemi për të parë rritje të çmimeve në qiell nëse vendosim një ndalim të plotë të naftës”, u shpreh ajo.

Reklama e sponzorizuar

Sekretarja tha se shpreson që kompanitë e naftës në mbarë botën të rrisin prodhimin, në mënyrë që të krijojnë hapësirë për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ajo përshkroi “pasojat e mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë” që janë shkaktuar nga pushtimi rus, duke përfshirë një rritje e madhe globale të çmimeve të produkteve ushqimeve.