Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi në raport me dje ka rikuperuar pikë përballë Lekut teksa blihet këtë mëngjes me 144.7 lekë dhe shitet me 145.7 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje këtë fund jave pasi krahasuar me ditën e enjte është blerë mëngjesin e sotëm me 110.9 lekë dhe është shitur me 111.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndërkaq ka pësuar një rënie të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë.
Referuar tregut valutor edhe Franga zvicerane e ka mbyllur këtë javë në kuota pozitive kundrejt Lekut pasi blihet sot me 118.4 lekë dhe shitet me 119.4 lekë në raport me një ditë më parë./Scan Tv/