ShBA i kërkon Arabisë Saudite të ndalojë prodhimin e naftës

nafta
Prodhimi i naftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Arabisë Saudite të ndalojë prodhimin e naftës.

Kjo pasi që duket se dyja vendet i kanë zbehur paksa raportet.

Arsyeja e kësaj kërkese ishte ndalimi i përçarjes së tregut të derivateve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Reklama e sponzorizuar

Kështu të paktën thotë Jake Sullivan, i cili është këshilltar për siguri i presidentit Joe Biden.

Ai tha se kishte folur rreth çështjes së vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, e kjo sipas tij e kishte zemëruar princin e këtij vendi, Mohammed bin Salman.

Sullivan tha se bin Salman i kishte thënë atij të mos e përmendte kurrë më këtë çështje.

Sipas raportimeve ShBA-të i kishin kërkuar Arabisë Saudite të rrisin prodhimin e naftës, mirëpo këto bisedime nuk ishin finalizuar.

Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se tani Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që të mos dëmtohen interesat e saj në Ukrainë.

Sauditët e anuluan një vizitë të një delegacioni të lartë ushtarak të administratës Biden verën e vitit të kaluar.

Po ashtu i anuluan edhe dy vizita të sekretarëve amerikanë, atij të mbrojtjes Lloyd Austin dhe atij të shtetit Anthony Blinken.