Gjermania: Do ta ndërpresim furnizimin me naftë ruse brenda vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës që ajo është duke zhvilluar në Ukrainë.

Në shënjestër të sanksioneve më të fundit ishte banka tregtare “Transkapitalbank” si dhe një rrjet global i përbërë nga 40 individë dhe entitete. Sipas CNN, nga sanksionet goditen dhe 635 qytetarë rusë të cilët nuk do të mund të marrin dot një vizë amerikane.

Gjermania ka njoftuar së fundmi se do të ndërpresë furnizimin me naftë nga Rusia brenda këtij viti, duke qetësuar shumë nga vendet partnere, të cilët e kishin akuzuar se nuk po bënte sa duhej për të ndihmuar Ukrainën.

Reklama e sponzorizuar

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock deklaroi me bindje të plotë se pa asnjë dyshim, Gjermania po eliminon totalisht importin e energjisë ruse.

Berlini do të përgjysmojë varësinë nga nafta ruse brenda verës dhe do t’i çojë shifrat në zero deri në fund të vitit./A2CNN