Si ka evoluar përzierja globale e energjisë që nga viti 1800 deri më sot?

Energjia e ripërtëritshme

Sipas, të dhënave të siguruara nga Vaclav Smil (2017) në BP Rishikimi Statistikor i Energjisë Botërore përmes Our World In Data, është ilustruar historia e tranzicionit të energjisë botërore.

Thënë më qartë, në infografikë është sqaruar në vija të trasha pjesëmarrja e burimeve kryesore apo me pjesëmarrjen më të madhe që fuqizuan motorrët e botës drejt zhvillimit ekonomik që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë.

Sic është ilustruar më poshtë, para vitit 1800, apo para revolucionit industrial, njerëzimi është mbështetur kryesisht në biomasë për ngrohje dhe muskujt apo fuqinë e muskujve për të fituar energjinë kinetike, apo mundësinë për të kryer punë.

Reklama e sponzorizuar

Më pas, mbase ngjarja më e rëndësishme që përcjelli zhvillimin dhe përdorimin e burimeve fosile, është shënuar në vitin 1859 ku edhe është shpuar pusi i parë i naftës në Titusville në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, padyshim zhvillimi morri hovin e pakthyeshëm nga vitet 1930 e tutje me rritjen e përdorimit të thëngjillit në saje të shpërndarjes së theksueshme të shfrytëzimit të energjisë me avull nga termocentralet me qymyr.

Në këtë mënyrë, me rritjen e ndjeshme të numrit të automjeteve si mjet transportues dhe më i përballueshëm për pjesën më të madhe të botë së zhvilluar, është rritur edhe pjesëmarrja e naftës dhe derivateve të saj në miksin botëror të konsumit të energjisë.

Sipas të dhënave, në vitin 1970 nafta dhe derivatet e saj përllogaritet të kenë qenë përgjegjëse për rreth 40% të miksit total të konsumit të energjisë botërore.

Vendet e zhvilluara kanë intensifikuar përkushtimet por edhe përpjekjet reale për një tranzicion të plotë drejt mospërdorimit të burimeve fosile, ndotëse, dhe përfshirjes së paparë më parë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Mirëpo, të dhënat tregojnë shifrën shqetësuese prej 78% të pjesëmarrjes së burimeve fosile në përzierjen globale të energjisë në vitin 2020./kosovo.energy/