Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje pasi blihet sot me 111.5 lekë dhe shitet me 112.5 lekë në raport me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të vlerës teksa është blerë këtë mëngjes me 141.8 lekë dhe është shitur me 143 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

Monedha europiane ka pasur një rritje shumë të lehtë të vlerës këtë të hënë pasi blihet mëngjesin e sotëm me 120.1 lekë dhe shitet me 120.9 lekë në raport me javën e shkuar.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është blerë sot me 115.6 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë në raport me javën që kaloi./Scan Tv/