Sincro.Grid ka kaluar një tjetër moment historik me fillimin e testimit të operimit të dy njësive të ruajtjes së energjisë, baterive me 10 MW në fuqi totale dhe një kohë magazinimi prej pesë orësh.
OST-të dhe OSSH-të sllovene dhe kroate, po zbatojnë projektin e parë dypalësh të fleksibilitetit dhe kontrollit të tensionit në Evropë.
Sistemet e baterive në nënstacionet e Okroglo dhe Pekre në Slloveni, kanë filluar operimet testuese brenda një iniciative të përbashkët në Kroaci.
Të dy njësitë kanë të instaluar nga 5MW secila dhe një kapacitet për ruajtje të energjisë prej orës, që përkthehet në 50MWh në total, përcjell balkangreenenergynews.
Këto janë pjesë të Sincro.Grid, një projekt që është duke u implementuar nga operatorët të sistemit të transmisionit të Sllovenisë dhe atë të Kroacisë, ELES dhe HOPS, dhe respektivisht operatorët e sistemeve të distribucionit SODO dhe HEP ODS.
Ata kanë bashkuar forcat për të futur dixhitalizimin në infrastrukturën ekzistuese të energjisë elektrike.
Ky është projekti i parë në Evropë ku OST-të fqinje po rregullojnë dhe optimizojnë tensionin në rrjetet e tyre.
OST-të dhe OSSH-të e energjisë elektrike të Sllovenisë dhe Kroacisë kanë instaluar gjashtë pajisje kompensimi dhe po krijojnë Qendrën Virtuale të Kontrollit Ndërkufitar
Kompanitë kanë vendosur të zgjidhin çështjen e mbitensionit në disa pjesë të rrjetit dhe të integrojnë një pjesë në rritje të burimeve të ripërtëritshme të shpërndara, duke plotësuar një nevojë gjithashtu në rritje për fleksibilitet.
Përveç dy njësive të baterive, ata instaluan katër pajisje të tjera kompensimi për të maksimizuar efikasitetin e përdorimit të infrastrukturës ekzistuese.