Çfarë është gazi LNG të cilin po e kërkon me ngulm BE-ja?

Bashkimi Evropian po kërkon me ngulm gazin natyror të lëngshëm (LNG) në mënyrë që t’i zëvendësojnë miliona tonelata gaz të cilin e blejnë nga furnizuesi kryesor, Rusia, shtet i cili filloi një agresion të pa provokuar ndaj Ukrainës.

Si pjesë e një plani ambicioz që ta fuqizojnë pavarësinë energjetike të bllokut nga Rusia, dhe që ta privojnë Kremlinin nga shitjet fitimprurëse të naftës, BE-ja ka bërë importe rekorde të LNG muajt e fundit.

Një marrëveshje e fundit me SHBA-në do t’i jap mundësinë bllokut që të furnizohen me 15 miliardë metër kub të këtij gazi deri në fund të vitit, me qëllimin kryesor që të arrijnë furnizim deri në 50 miliardë metër kub deri në vitin 2030, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Por çka e bënë LNG-në aq të kërkuar nga BE-ja?

LNG është një lloj gazi i cili ftoftë në temperaturë deri në -162 gradë celsius në mënyrë që të arrijë gjendjen e lëngshme, pikë në të cilën arrin të zvogëlohet për 600 herë më pak. Kjo e bënë transportimin LNG-së më të lehtë tek vendet imporutese, në këtë rast për BE-në, e cila e importon rreth 90 për qind të gazit për nevojat e saj.

Rezervuarët vendosen në anije dhe shkarkohen në portet e pajisura me terminale speciale, ku gazi nxehet përsëri, dhe nga gjendja e lëngshme kthehet në gjendjen e mëparshme të gazit.

Çka po vlerësohet edhe më kryesore nga BE-ja është se GNL, prodhohet nga disa vende të ndryshme nga ku mund të furnizohet blloku, duke përfshirë SHBA-në, Katarin, Egjiptin, Izraelin, Nigerinë dhe Australinë, duke i mundësuar bllokut që të zgjerojë furnizimin, duke shmangur varësinë ndaj vetëm një vendi.