Dogana sekuestron 33 telefona të mençur në aeroport

Njësitet Anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë sekuestruar 33 telefona të mençur gjatë një kontrolle në Aeroportin e Prishtinës.

Me këtë rast, nga Dogana thonë se është parandaluar kontrabandimi i këtij malli.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse.

Reklama e sponzorizuar

“Njësitet Antikontrabande të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në e rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave / Smart Phone. Malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.