Forcohen Franga zvicerane dhe Dollari amerikan ndërsa Euro qëndron konstant!

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje ka regjistruar një rritje të lehtë vlerës teksa blihet sot me 113.9 lekë dhe shitet me 114.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e  sotëm pasi në raport me ditën martë blihet sot me 114.1 lekë dhe shitet me 115 lekë.

Paundi britanik ka pësuar një zbritje të vlerës këtë mërkurë pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 141.2 lekë dhe është shitur me 142.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Monedha europiane sakaq vazhdon të qëndrojë konstante pasi vijon edhe sot të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe dje teksa blihet sërish me 120.1 lekë shitet me 120.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan Tv/