104 aparate për prodhim të kriptovalutës Bitcoin janë gjendur në një lokacion në Prishtinë.
Pas kontrollimit, 55 prej tyre nuk kanë pasur dokumentacion të nevojshëm, me ç’rast janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, ndërkohë që vazhdon të hetohet, njofton policia.