Gjermania do ta përdorë qymyrin në raste emergjente për prodhimin e energjisë elektrike

Gjermania, në rast të mungesës së gazit ose kërcënimit të mungesës, do të zëvendësojë ndjeshëm ose plotësisht gazin e përdorur në prodhimin e energjisë elektrike me qymyr, tha Ministria Gjermane e Ekonomisë.

Termocentralet me qymyr mbeten në gatishmëri, si dhe termocentralet me linjit, të cilët mund të jenë gati për funksionim në një afat të shkurtër.

Megjithatë, qeveria do t’i përmbahet masterplanit për heqjen graduale të prodhimit të energjisë me qymyr deri në vitin 2030, tha ministria, duke vënë në dukje se për sa kohë që termocentralet mbeten në gatishmëri, nuk do të ketë emetime shtesë të gazeve serrë.

Ligjet që hedhin bazat për përdorimin e qymyrit dhe linjitit janë në procedurë qeveritare. Sipas ministrisë, gazi përbënte rreth 15 për qind të prodhimit të energjisë elektrike të Gjermanisë vitin e kaluar, por kjo pjesë ka të ngjarë të jetë më e ulët në vitin 2022.

Gazi natyror rus përbën më shumë se gjysmën e importeve të karburantit nga Gjermania.