Kompania ndërkombëtare e energjisë Uniper, do të ndërtojë dhe operojë terminalin e parë të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Gjermani, ndërsa vendi po shpejton përpjekjet për të diversifikuar furnizimet e tij me energji dhe për t’u larguar nga gazi rus.
Në një ngjarje të fundit për shtyp, ku mori pjesë Zëvendës Kancelari i Gjermanisë dhe Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik, Robert Habeck, kompania njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë aktuale për projektin, nga e cila do të investohen rreth 65 milionë euro.
Klaus-Dieter Maubach, CEO i Uniper, tha: “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka kthyer përmbys botën në të cilën jetojmë – kjo është veçanërisht e vërtetë për industrinë e energjisë.
Terminali i ri LNG do të ndërtohet në Portin e Wilhelmshaven, i cili shtrihet në vijën bregdetare të Detit të Veriut të Gjermanisë.
Dy njësi magazinimi lundrues dhe rigazifikimi (FSRU) të menaxhuara nga firma e specializuar Dynagas, do të instalohen në vend.
Thuhet se janë “më moderne, të sigurta dhe miqësore me mjedisin e llojit të tyre”. FRSU-të konvertojnë LNG në gaz natyror të gaztë, i cili më pas mund të futet në sistemin gjerman të tubacioneve.
Ato kanë një kapacitet të dërgimit të gazit natyror deri në 7.5 miliardë m³ në vit dhe një kapacitet depozitimi të gazit natyror të lëngshëm LNG prej 174,000 m³ secila. /Ndërtimi.info/