Guvernatori i Bankës Qendrore i Britanisë së Madhe, Endru Baily ka bërë një vërejtje apokalipktike për shkak të inflacionit gjithnjë në rritje.
E pranon se është i pafuqishëm që të bëjë diqka ndërkohë që i fton britanikët që të mos kërkojnë rritje pagash. Ai ka thënë se lufta në Ukrainë do të rritë shpenzimet jetësore, ndërsa posaqërisht është i shqetësuar për shkak të çmimit të grurit dhe vajit.
“Çmimet po ngriten në shkallën më të lartë në 30 vjetet e fundit dhe në këtë mënyrë do të bëjnë miliona njerëz të varfër. Inflacioni do të godet shpenzimin e amvisërive dhe do të ndikojë në rritjen e papunësisë”, ka thënë ai.
Ngritja e çmimeve të produkteve esenciale ka pasur një ndikim të madh në shtrenjtimin e prodhimeve ushqimore në mbarë botën.
Në prodhimin e përgjithshëm të grurit në botë, Ukraina merr pjesë me 7 për qind, ndërsa kur është fjala për cilësinë e lartë të grurit, pjesëmarrja e Ukrainës ngritet në 1/5 e prodhimit ka vlerësuar ai.
Guvernatori vërejtjen apokaliptike ua ka bërë deputetëve, ndërsa në pyetjen se a ndihet i pafuqishëm është përgjigjur shkurtë: Po.
Guvernatori Baily i cili fiton 570 mijë funta në vit u ka thënë deputeteve të parlamentit britanikse njerëzit me të ardhura të larta duhet të mëndojnë shumë para se të kërkojnë rritje pagash, transmeton Daily Mail.
Guvernatori ka kundershtuar disa deklarata për reagimin e vonuar të Bankës Qendrore Britanike, pork a pranuar se banka po përballet me sfidat më të mëdha në 25 vitet e fundit./Buletini Ekonomik/