Deputeti Avdullah Hoti ka reaguar pasi AKP-ja njoftoi se ka hapur një valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se a është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?
Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?!
Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera.
A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!