Java nis negativisht për Dollarin amerikan ndërsa Paundi britanik rikuperon pikë

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Kjo javë ka nisur negativisht për Dollarin amerikan në raport em monedhën vendase pasi në raport me javën e kaluar blihet këtë mëngjes me 112.7 lekë dhe shitet me 13.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar vlera pozitive krahasuar më javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 119.5 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar edhe ajo një zhvlerësim të kuotës në raport me javën e shkuar teksa blihet këtë të hënë me 115.5 lekë dhe shitet me 116.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Paundi britanik sakaq është valuta e vetme që e ka nisur pozitivisht këtë javë pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 141 lekë dhe është shitur me 142 lekë./Scan Tv/