ATK gjatë kësaj periudhe ka një performancë të shkëlqyeshme, si në aspektin e të hyrave, ashtu edhe në zhvillimin e shumë reformave që kanë bërë të ngritin performancën në punë.
Murtezaj, më tej, foli për rritjen e efikasitetit në punën e ATK-së, që, sipas tij, konsiston para së gjithash, në mbledhjen e borxheve.
Murtezaj foli edhe për bizneset e reja që i përgjigjen obligimeve tatimore në mënyrë të rregullt.
Mes tjerash, Murtezaj foli edhe për pjesën veriore të Kosovës, ku, sipas tij, janë mbi 1000 tatimpagues që kryejnë obligime tatimore ndaj ATK-së.
“Ne si institucion mundohemi të shtrojmë autoritetin tonë edhe në pjesën veriore në aktivitetin ekonomik dhe mund të konfirmojmë se janë mbi 1000 tatimpagues që paguajnë detyrimet tatimore”, theksoi ai.