Në Lituani arrinë sasitë e para të grurit nga Ukraina

Në Lituani kanë arritur sasitë e para të grurit nga Ukraina nëpërmjet hekurudhës dhe portit Klaipad, ka njoftuar kompania hekurudhore shtetërore e Lituanis LTG.

Eksporti i përafërsisht 25 milionë tonelatave të grurit nga Ukraina ka qenë i bllokuar në portet e Detit të Zi, të cilat kanë qenë të mbyllura për shkak të sulmit të Rusisë në këtë shtet dhe që për pasojë ka pasur ngritjen e çmimeve të ushqimit në tregjet botërore, transmeton Reuters.

Ukraina, e cila është prodhuesi më i madh i drithërave në botë, është detyruar që për këtë shkak grurin ta eksportojë nëpërmjet kufinjëve të vetë përendimor, dhe duke u mbështetur në kapacitetet hekurudhore të përkufizuara dhe në transportin nëpërmjet portëve të vogla në Danub.

Reklama e sponzorizuar

Eksporti i grurit nga Ukriana në 10 ditët e para të muajit maj është më shumë se i përgjysmuar, gjegjësisht në këto ditë janë eksportuar 300 mijë tonë, ndërsa në të njejtën përiudhë të vitit të kaluar janë eksportuar 667 mijë tonë./Buletini Ekonomik/