Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka filluar ta ndjejë krizën e tregjeve ndërkombëtare financiare pas luftës në Ukrainë, duke humbur miliona euro në investimet e tij jashtë vendit.
Gjithsej 60 milionë euro është shuma që Trusti ka humbur në periudhën janar-mars 2022, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Sipas një arsyetimi të mëhershëm të zyrtarëve të Trustit, kjo po ndodh për shkakun se shumica e investimeve të Trustit janë të alokuara në tregjet e Evropës dhe ato të SHBA-ve, tregje këto që janë ndikuar nga vënia e sanksioneve nga të gjitha vendet ndaj institucioneve financiare ruse.