Përfaqësues nga të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë, përfaqësues nga Byroja Kosovare e Sigurimit, si dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë përfunduar trajnimin dy ditor për Solvency II i cili është mbajtur në Prishtinë.
Ekspertë ndërkombëtar nga Anglia, të cilët edhe kanë qenë trajnues, kanë elaboruar për dy ditë praktikat dhe përvojat me të reja në këtë fushë.