Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës sërish këtë të mërkurë pasi në raport me dje është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka rikuperuar pikë përballë monedhës vendase këtë mëngjes teksa blihet sot me 140 lekë dhe shitet me 141.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme mëngjesin e kësaj të mërkure pasi në raport me ditën e martë blihet sot sërish me 120.2 lekë dhe shitet me 120.8 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes teksa blihet sot me 114.2 lekë dhe shitet me 115.2 lekë./Scan Tv/