Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të vlerës këtë të enjte teksa blihet këtë mëngjes me 114.3 lekë dhe shitet me 115.9 lekë në raport e një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet me 120.4 lekë dhe shitet me 121.1 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rritje të kuotës në raport me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 114.7 lekë dhe është shitur me 116 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Paundi britanik ndërkaq ka humbur pikë përsëri ditën e sotme pas një rritje të lehtë ditën e djeshme teksa blihet me 139.7 lekë dhe shitet me 141.5 lekë./Scan Tv/