Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës përmes një reagimi u është drejtuar parlamentarëve të zgjedhurve të popullit, pozitë e opozitë si dhe Qeverisë së Kosovës, për premtimet e tyre para se të zgjidhen në funksione të shteti.
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, në reagimin e saj thotë se pozitë e opozitë u bërën bashkë për ta shkelur sektorin privat me pagën minimale me 250 euro
“Me vëmendje po përcjell punën e juaj dhe veprimet lidhur me përmirësimin e gjendjes se punëtorëve te sektorit privat te Kosovës, po analizojmë secilin deputet te pozitës dhe opozitës veç e veç për premtimet tyre dhe reflektimin ne gjendjen e këtyre punëtorëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Sektorit Privat te Kosovës .
Sipas reagimit, pozita në fillim, premtoi pagë 350 euro, aty afër ishte edhe opozita, pak më shumë.
“Por kur erdh koha te bisedohet për pagën minimale në parlament pozita ofroi 250 euro neto, e po ashtu edhe opozita qe e gatshme me i hëngër fjalët e veta, ishte gati ta votonte pagën 250 euro me kusht që ketë ta bënte edhe për veteranet e luftës, d.m.th krejt premtimet se ne do të luftojmë për një pagë dinjitoze u harruan dhe ata i banë hesapet e veta, dhe çka tani?, faji hidhet here te njëra e here te pala tjetër, dhe ai që po e pëson këtu është punëtori”, thuhet në reagim.
Ndonëse, sipas SSPK-së, edhe pse e dinin se ‘ne nuk pranojmë pagë nën 400 euro, ata shtyhen mes veti kush po fiton mbështetje partiake pa e lodhur kokën se tani nën pagën 400 euro vështirë të gjendet punëtor që të punoj’.
“U shkoqën duke hup fuqinë për tu shtyrë kush po flet ma furishëm për ndarjen e trustit nga 30 %, e nuk i shikojnë punëtorët në çfarë gjendje janë, por këta shtyhen në mes veti se cili po del ma i ashpër në mbrojtjen e qëndrimeve të partive të tyre është e dukshme që nuk e kanë fare brengen e punëtorëve.E than që “ne po ua ruajmë mjetet për një pleqëri të rehatshme”, e këta ne fakt nuk po i ruajnë punëtorët ta kenë një rini të rehatshme e lëre më të merën me pleqërinë e tyre”, thuhet në reagim.
“Mbi njëqindmijë punëtor pa kontrata pune që janë dhe pa trust kjo nuk është keqpërdorim i detyrës që e bartni në qafë?!, Ju nuk interesoheni as për pleqëri as për rini!”, pyet SSPK-ja.
“Sot u lëndua rënd një punëtor në ndërtimtari, djalë i ri 17 vjeçar duke u munduar ta siguroi kafshatën e gojës, e parlamentarët tonë luajnë lojëra të ndyra me ne në parlament, me këto veprime tuajat lëreni pagën minimale, lëreni trustin, lërini fondet për sigurime sociale, lëreni dialogun social, pozitë dhe opozitë kënaquni për veti ju, për ne s’ka dert sepse marrja s’po e mbytka askënd e as juve”, thuhet mes tjerash në reagim.
“Ju rregulloni gjerat për veti ne jemi mësuar të vuajmë siç tha ministri Murati, qitu ja ka qellua fjalën e ka pas veç për të varfër, se ata për veti më duket kanë boll”, përfundon reagimi i Sindikatës së Sektorit Privat te Kosovës.