Super prona në qendër të Prishtinës që do të shitet me aprovim nga Bordi i AKP-së

Një pronë shumë e vlefshme që ndodhet në “zemër”” të Prishtinës, përkatësisht përballë objektit të Parlamentit të Kosovës, është nxjerrë në shitje me aprovim të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ky Bord udhëhiqet nga Nazmi Mikullovci, ish- kandidat për deputet nga radhët e subjektit politik (LVV-së) që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve”, thuhej mes tjerash në njoftimin e djeshëm të AKP-së.

Reklama e sponzorizuar

Prona prej 223 metrash katror është njësi e ish ndërmarrjes “Rilindja”, e cila ndodhet në rrugë kryesore në afërsi të Parlamentit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Muzeut Kombëtar, përkatësisht në pjesën më të frekuentuar dhe më të vlefshme të kryeqytetit, raporton Front Online.

Sipas një njoftimi të AKP-së për privatizim, kjo parcelë e ofruar për shitje aktualisht shfrytëzohet si parking, duke lënë të kuptohet se prona është e uzurpuar.

Në anën tjetër, të interesuarit që dëshirojnë ta blejnë këtë pronë u kërkohet një depozitë prej vetëm 15 mijë euro, ndonëse vlera e kësaj prone është shumë e lartë.

Përndryshe, AKP-ja dje ka njoftuar se do t’i nxjerrë në shitje nëpërmjet likuidimit 55 asete, ndonëse kryeministri Kurti kishte njoftuar më herët se do ta bllokojë gjithë procesin e privatizimit në Kosovë.

Kjo është prona: