Ukraina ka humbur afro 5 milionë vende të punës

Ukraina
Ukraina

Vlerësohet se Ukraina që nga fillimi i agresionit rusk a humbur 4.8 milionë vende pune.

Lufta në këtë vend ka mbyllur ndërmarrje, ka ngulfatur eksportin dhe ka detyruar miliona njerëz që të ikin nga vendi, ka njoftuar sot Organizata Ndërkombëtare e Punës, përcjell Buletini Ekonomik.

Humbja e rreth 5 milionë vendeve të punës, që është rreth 30 për qind e fuqisë punëtorë në Ukrainë para fillimit të luftës, ka mundësi të rritet në 7 milionë të humbjes së vendeve të punës nëse vazhdon lufta, ndërsa nëse kjo luftë ndërprehet mënjherë, do të bënte të mundshme rikthimin e shpejtë të 3.4 milionë vendeve të punës dhe të zvogëlonte humbjen e punësisë në 8.9 për qind, thuhet në një studim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. /Buletini Ekonimik/

Reklama e sponzorizuar