10 qytetet më të mira në botë për balancën punë – jetë në vitin 2022

Software Kisi përpiloi klasifikimin e 100 qyteteve më të mira në botë për vitin 2022, bazuar në të dhënat që krahasojnë “intensitetin e punës, mbështetjen institucionale, legjislacionin dhe cilësinë e jetës”, në kontekstin aktual të inflacionit të lartë dhe pasojave të pandemisë dhe luftës ruso-ukrainase.

Sipas studimit, Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, është qyteti më i mirë në botë për një ekuilibër të shëndetshëm punë – jetë, duke u ngjitur në vendin e parë (nga i dyti vitin e kaluar).

Kisi thotë se punonjësit në Oslo marrin mesatarisht 25 ditë pushimesh në vit dhe 707 ditë leje lindje të paguara.
Faktorë të tjerë që ndikuan në rezultatin e përsosur përfshijnë kujdesin e mirë shëndetësor, cilësinë e lartë të ajrit dhe mundësinë për të punuar në distancë.

Reklama e sponzorizuar

Ndër dhjetë të parat, gjashtë janë qytete europiane; ndër 30 vendet e para në klasifikim, thuajse një e treta janë qytete gjermane.

Qyteti amerikan i renditur më lart është Seattle (32), ndërsa qyteti aziatik, Tokio (14).

Ndër faktorët e tjerë të marrë në konsideratë nga Kisi përfshijnë përqindjen e njerëzve që bëjnë shumë punë, ditët e pushimeve, barazinë gjinore, aksesin në hapësirat e jashtme, nivelin e jetesës etj.

5 qytetet ku njerëzit janë më të ngarkuar në punë

1.Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
2.Hong Kong
3.Kuala Lumpur, Malajzi
4.Singapor, Singapor
5.Montevideo, Uruguai

10 qytetet më të mira në botë për ekuilibrin punë – jetë

1. Oslo, Norvegji
2. Bernë, Zvicër
3. Helsinki, Finlandë
4. Zyrih, Zvicër
5. Kopenhagë, Danimarkë
6. Gjenevë, Zvicër
7. Otava, Kanada
8. Sydney, Australi
9. Shtutgart, Gjermani
10. Mynih, Gjermani

Renditja e plotë e 100 qyteteve