Mercedes Benz kërkon tërheqjen e 1 milionë makinave nga tregu: “Paraqesin rrezik”

Fabrika e kompanisë Mercedes Benz

Mercedes-Benz njoftoi tërheqjen e pothuajse një milion makinave në mbarë botën për shkak të problemeve të mundshme me sistemin e frenimit. Gjigandi gjerman i prodhimit të makinave tha se do të kontaktojë pronarët e mjeteve në fjalë, pasi frenat e tyre mund të jenë subjekt i atij që njihet si “korrozion i avancuar”.

Kërkesa për kthim mbrapsht prek 993,407 makina, duke përfshirë 70,000 në Gjermani. Kompania pati bërë thirrje të ngjashme edhe vitin që shkoi për shkak të problemeve me sistemin e thirrjeve të emergjencës. Makinat e përfshira në tërheqjen e fundit janë prodhuar në periudhën 2004-2015 dhe janë të serive ML dhe GL.

“Kemi zbuluar se në disa makina, funksioni i përforcuesit të frenave mund të preket nga korrozioni i avancuar. Është e mundshme që një manovër veçanërisht e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave.” – u shpreh Benz në një deklaratë.

Reklama e sponzorizuar

Mercedes sqaroi se do t`i kontrollojë menjëherë mjetet e dyshuara për probleme të tilla dhe do të zëvëndesojë pjesët e tyre nëse është e nevojshme.