Rritje drastike e çmimeve të prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dje ka publikuar raportin lidhur me “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë (TM1) 2022”, ku tregohet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në tremujorin e parë të këtij viti (TM1 2022) është ngritur për 3.9 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar(TM4, 2021).

Në raport theksohet se gjatë kësaj përiudhe ngritje më të mëdha vërehen tek prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve për 9.8 për qind,  prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove për 8.2 për qind, prodhimi i metaleve për 7.2 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore për 6.7 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t për 5.6 për qind. Gjatë kësaj kohe rritje pati edhe tek prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës  për 5.4 për qind, poashtu edhe tek prodhimi i produkteve minerale jo-metalike për 5 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë për 3.8 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse për 3.5 për qind,  prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës në këtë kohë u rrit për 3.1 për qind, prodhimi i mobilieve për 3 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike për 2.6 për qind, gjithashtu nxjerrja e xehes së metalit u rrit për 1.4 për qind,  prodhimi i pijeve për 1 për qind, prodhimi i produkteve kimike për 0.9 për qind si dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar shënuan rritje për 0.3 për qind.

Në anën tjetër, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te xeheroret dhe guroret e tjera për -0.5 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, krahasuar TM1 2022 me TM1 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 9.7 për qind.  Siç ceket në raport, ngritje më të mëdha shënaun përpunimi i produkteve ushqimore me një përqindje prej 14.7 për qind, poashtu prodhimi i metaleve për 14.6 për qind,  prodhimi i mobilieve për 14.5 për qind, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar për 13.2 për qind, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve për 12.4 për qind, prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove për 10.5 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse për 8 për qind, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës për 7 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike për 6.2 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo-metalike për 6 për qind, prodhimi i produkteve kimike për 6 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t për 5.6 për qind,  grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë për 4.6 për qind, prodhimi i letrës dhe i produkteve prej letrës për 2.5 për qind,  prodhimi i pijeve për 2.3 për qind,  prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës për 1.4 për qind si dhe xeheroret dhe guroret e tjera të cilat u rritën për 0.7 për qind.

Në anën tjetër, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të nxjerrja e xehes së metalit me -22.3 për qind./Buletini Ekonomik/