ASK publikon statistikat për industrinë për muajin mars të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin Mars 2022”.

Raporti thekson se në muajin mars të këtij viti indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë pati një rritje tek industria nxjerrëse (Minierat dhe guroret) për 0,32 për qind, tek industria përpunuese për 0,53 për qind, tek furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,64 për qind si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,06 për qind./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar