ASK: Vetëm në muajin mars u regjistruan mbi 28 mijë persona që vizituan hotelet në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën Mars 2022”, ku shihet se në mars 2022 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) ishte 28 mijë 662.

Siç theksohet në raport, nga gjithë ky numër, 37.18 për qind prej tyre ishin vizitorë vendor dhe 62.82 për qind tjerë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve gjatë kësaj kohe arriti në 46 mijë e 547 prej tyre 34.96 për qind nga vendorët dhe 65.04 për qind. nga të huajt.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 834 vizitor dhe 24 mijë e 394 net-qëndrimi.

Reklama e sponzorizuar

ASK thekson se numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte i përqendruar në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, e kështu me radhë, ndërkaq sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, dhe vende të tjera./Buletini Ekonomik/.