Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarë – Investitorët presin takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten

Euro

Euro po tregtohet e qëndrueshme, pranë por poshtë 1.07 dollarëve, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa jeni japonez vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit, përballë dollarit amerikan. Tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria, pasi investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten.

Sipas analistëve, BQE mund të rrisë normën bazë të interesit, ose të paktën do të përgatisë terrenin për muajin e ardhshëm. Në Shtetet e Bashkuara, edhe Rezerva Federale pritet të rrisë normën bazë të interesit edhe me 50 pikë bazë në takimin e javës së ardhshme dhe në takimin e korrikut. Në këtë mënyrë, vetëm Banka e Japonisë mbetet prapa bankave qëndrore më të mëdha në botë, duke mos sinjalizuar shtrëngimin e politikës monetare.

Për këtë arsye, jeni japonez ka humbur rreth 4.5% të vlerës përballë dollarit amerikan vetëm gjatë kësaj jave dhe këmbehet në rreth 133, niveli më i ulët në më shumë se 2 dekada. Gjithashtu, tregjet po presin edhe të dhënat e rishikuara mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara që publikohen të premten.

Reklama e sponzorizuar

Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po qëndon në rënie të lehtë dhe tregtohet në mbi 30 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1800 dollarë./Scan Tv/