Sanksionet e Rusisë kundër Gazprom Germania dhe filialeve të saj mund t’u kushtojnë taksapaguesve gjermanë dhe përdoruesve të gazit 5 miliardë euro shtesë (5.4 miliardë dollarë) në vit për të paguar për zëvendësimin e gazit, raportoi e përjavshmja Welt am Sonntag, duke cituar përfaqësues të industrisë.
Në maj, Rusia vendosi të ndalojë furnizimin e Gazprom Germania, e cila kishte qenë dega gjermane e Gazprom, pasi Berlini e vuri kompaninë nën menaxhimin e besuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Që atëherë, rregullatorit të energjisë Bundesnetzagentur, duke vepruar si administrues i besuar, i është dashur të blejë gaz zëvendësues në treg për të përmbushur kontratat e furnizimit me ndërmarrjet komunale gjermane dhe furnizuesit rajonalë.
Ministria e Ekonomisë vlerëson se kërkohen 10 milionë metra kub shtesë në ditë, tha një zëdhënës i ministrisë, duke konfirmuar një numër të cituar nga gazeta.
Kostoja aktuale do të ishte rreth 3.5 miliardë euro në vit dhe se kostot e mëtejshme mund të lindin nga mbushja e objektit të depozitimit të gazit natyror Rehden, të cilin Ministri i Ekonomisë Robert Habeck urdhëroi të mërkurën, tha ai.
Gazeta tha gjithashtu se kostot shtesë do t’u kalohen furnizuesve të energjisë dhe konsumatorëve fundorë në formën e një tarife gazi nga tetori. Zëdhënësi i ministrisë tha se furnizimet nuk ishin në rrezik. RTS/Scan Tv/